Nusja fierake shkon të votojë njëherë, pastaj e marrin krushqit(FOTO)

0
146

Kjo e diel është një ditë e shënuar për këtë të re nga Fieri, është dita e dasmës së saj. Por kjo nuk e ka penguar aspak të gjejë kohën për të votuar.

Hyrja e saj në shoqërinë e të atit në qendrën e votimit, sipas Vizionplus, është pritur me duartrokitje, duke ndryshuar atmosferën atje. Nusja thotë se dasma e saj përkoi rastësisht me datën e zgjedhjeve parlamentare. Përveç vëmendjes dhe habisë që shkaktoi prania e saj, nusja e re mori me vete edhe urimet për jetë të lumtur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here