Standard.al

Ish-kryeministri Berisha voton dhe bqn denoncimin: Ja vendet ku po blihen vota

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka votuar sot tek Qendra e Votimit tek Liceu Artistik, ku pasi ka uruar shqiptarët për Bajram, ka bërë edhe një denoncim.

Ai akuzoi PS-në për blerje votash duke dhënë edhe emra konkretë vendesh. “Ka pasur raste masive të partisë siçiliste, për blerje të votave dhe kam informacione të fundit se po ndodh në Bradashesh, Gostimë, Durrës dhe një sërë vendesh të tjera”, tha Berisha.

Berisha iu u bëri thirrje qytetarëve që t’i denoncojnë dhe t’i filmojnë rastet e tilla.
“Këta tregtarë të pistë të votës, të përballen me rreptësinë e ligjit”, tha ai.

Duke i ndalur tek festa e Bajramit, ai u shpreh se edhe vota e shqiptarëve duhet të jetë në lartësinë e besimit të tyre në mënyrë që të triumfojë vullneti i tyre i lirë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.