Ilir Meta: Votoni kundër kujtdo që bën presion(FOTO)

0
154

Ish-kryetari i LSI dhe Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka votuar në çerdhen nr.13 në kryeqytet, i shoqëruar nga bashkëshortja Monika Kryemadhi dhe vajza e tyre e madhe.

Gjatë fjalës së shkurtër para gazetarëve pas votimit, Meta bëri thirrje që qytetarët të votojnë në këtë ditë të demokracisë.

Ish-kreu i LSI theksoi se qytetarët shqiptarët duhet të votojnë kundër presioneve.

Në radhë të parë më lejoni t’ju uroj Bajramin. Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë, është një ditë që duhet të jetë festa e demokracisë. Duhet të jetë dita e qytetarëve dhe jo dita e politikanëve. Sepse janë qytetarët që duhet të thonë fjalën e tyre. Ata duhet të votojnë kundër kujtdo që bën presion, duhet të votojnë me ashpërsinë më të madhe kundër kujtdo që kërkon të blejë të ardhmen e tyre. Shqiptarët do tregojnë se liria dhe dinjiteti i tyre nuk ka çmim”, tha Ilir Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here