Analisti Andi Bushati: Pse janë legjitime deklaratat e Metës

0
205

Analisti Andi Bushati ka komenuar ecurinë e procesit zgjedhor deri në orën 15:00. Nga studio e “New24” në Elbasan, i pyetur se me kë duhet t’i bëjë llogaritë Rama, analisti Bushati tha se nga kontaktet me njerëz të LSI, “aq të mërzitur janë me Ramën, sa më mirë ia japin votat Bashës, vetëm Rama të mos jetë kryeministër”.

“Nëse nuk i kap 71 mandate do varet nga shpërndarja e votave të vogla, por nga kontaktet e fundit me njerëz të LSI, aq të mërzitur janë me Ramën, sa më mirë ia japin votat Bashës, vetëm Rama të mos jetë kryeministër.

Sakaq, ai ka komentuar edhe mënyrën si e sheh kandidaturën e Monika Kryemadhit në Elabsan.

“Zonja Kryemadhi është nga ata politikanë që e kalon cakun e seksit të vetë. Është politikane e fortë. Po pati premisë për sherr do ishte më e rrezikshme se një burrë” tha ai.

Bushati ka komentuar edhe thirrjen e Metës të disa ditëve më parë për armatosje. Ai tha se deklarata e Metës është legjitime nëse ka një strategji për të goditur LSI.

“E mbani mend Ilir Meta po në Lezhë 4 vjet më parë ka bërë të njëjtën gjë, por me të vetmin ndryshime se atëherë kishte në krah Edi Ramën. LSI vetëmbrohet dhe luan në mbrojte në trysninë e dy të mëdhenjve për të mos pasur skrupuj. E dëgjova ka një problem, mund të quhej deklarata e tepruar nëse faktet nuk janë të vërteta, pa vërtetuar si është ngjarja që nuk e kemi të gjithën nuk e gjykojmë Metën, nëse ngjarja është e vërtetë ajo që bën Meta është legjitime”, tha Bushati.

“Nëse LSI vërtetohet se ka të drejtë, deklarata e Metës është legjitime, nëse po ngre furtunë në gotë, atëherë ajo është për t’u dënuar. Duhet ndarë një gjë, na shqetëson fjalori, apo aktet?”, u shpreh Bushati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here