Alarmante/ Në Shijak eksponentë kriminalë lëvizin me makina të blinduar, presion me armë edhe në qendrën e votimit. Policia nuk duket ….

0
191
foto ilustruese

Një tjetër incident është raportuar nga strukturat e LSI-së në Durrës, ku sipas tyre persona të bandave kriminale lëvizin me makina të blinduara duke i bërë presion qytetarëve për të votuar PS-në.

Gjendja është edhe më alarmante pasi sipas burimeve këta persona në mënyrë flagrante kanë hyrë me armë në qendrën e votimit duke kërcënuar  komisionertët dhe votuesit.

Përfaqësues të LSI-së në Durrës njoftojnë gjithashtu se prej më shumë se 3 orësh që kanë njoftuar në mënyrë permanente nga ata policia nuk duket gjëkundi.

Sipas LSI-së, sot në orën 09:00 të mëngjesit, eksponentë kriminalë kanë lëvizur me makina të blinduara në Shijak dhe në disa raste kanë hyrë edhe me armë zjarri të tipit kallash brenda QV-ve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here