Zgjedhjet/ Denoncimi i LSI: Persona të armatosur të PS po terrorizojnë qytetarët në Sarandë

0
145

Pas Ksamilit, Lëvizja Socialiste për Integrim denoncuar një tjetër rast të “shitblerjes së votës” në Qarkun e Vlorës.

Këtë herë, rasti i pretenduar është në Delvinë, ku sipas LSI-së, disa persona, njëri prej të cilëve është prezantuar si shefi i Antidrogës, u ka ofruar lekë dhe ushqime banorëve në këmbim të votës.

Pjesë e këtij grupi, thuhet në reagimin e LSI-së, dega Sarandë, “kanë qenë dhe persona të armatosur që kanë kërcënuar banorët e fshatit, Vergo, Fushë Verri e Kalasë. Personat, anëtarë të Partisë Socialiste Delvinë, kanë qenë me 5 makina me targat AA 509 LM, AA395IZ, AA 311 LM, dhe 2 makina të tjera më targa fallco”.

I bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë së Sarandës të ndërhyjë menjëherë, për të ndaluar këto fenomene që rrezikojnë procesin zgjedhor në Sarandë, apelon LSI.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here