Zbulohet pakti i fshehtë PD-LSI para zgjedhjeve

0
331

Pavarësisht se mes PD-LSI nuk ka pasur paqe gjatë fushatës zgjedhore duke u shoqëruar me akuza e kundër akuza të rënda, mes tyre ekziston një pakt i fshehtë.

Ky pakt ka të bërë me shkarkimin e shkarkuar zëvendësministrin e Brendshëm, Ilir Marko, ardhur nga LSI. Shkarkimii tij ka mbetur pezull dhe pa marrë fuqi ligjore, pasi ministrat e Bashës nuk kanë firmosur urdhërin e Ramës për ta shkarkuar.

Ky urdhër qarkullues i firmosur nga Rama dy ditë më parë, është firmosur edhe nga 9 ministrat e Partisë Socialiste, kurse pjesa tjetër e kabinetit qeveritar nuk e ka firmosur.

Në këtë rast “aleanca” e fshehtë mes PD-së dhe LSI-së ka lënë pa fuqi ligjore vendimin e Kryeministrit Rama. Duke qenë se në kabinetin Rama ministrat e Partisë Demokratike dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë më shumë se ministrat e PS-së, zëvendësministri i LSI-së ka mbetur në detyrë.

Ministrat teknikë të emëruar nga Partia Demokratike kanë vendosur si kusht për të firmosur shkarkimin e zv.ministrit të LSI-së, Ilir Marko, kërkesën për shkarkimin e zv.ministres së Financave, Irena Beqiraj, shkruan Panorama.

SHKARKIMI

Ilir Marko u shkarkua të enjten nga kryeministri për shkak se u konfliktua me mesazhe me Saimir Tahirin. Fillimisht, LSI-ja ka denoncuar me emra konkretë rastet e blerjes së votave në qarkun e Tiranës, duke akuzuar se, pas këtyre veprimeve antiligjore, ishte ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Megjithatë, Tahiri ka replikuar me Ilir Metën, duke thënë se tentoi ta përgjonte me anë të zëvendësministrit të Brendshëm, i cili, sipas tij, i ka vendosur një përgjues në zyrë. Por pas këtyre etiketimeve, Ilir Marko, i cili ka qenë zëvendësi i Saimir Tahirit, ka reaguar me anë të një mesazhi privat të dërguar në celularin e ish-ministrit të Brendshëm.

Marko ka zbuluar në SMS-në drejtuar ish-ministrit se ndërkombëtarët kanë kërkuar me këmbëngulje shkarkimin e Saimir Tahirit për abuzime. Pasi u bënë publike SMS-të, Edi Rama nxori vendimin për shkarkimin e zv. ministrit të LSI-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here