Shkodër/ Punonjësit e KESH kapen duke shpërndarë para

0
197

Uniformat blu në Shkodër raportojnë se kanë marrë një informacion për persona të paidentifikuar të cilët  ishin duke shpërndarë vlera monetare në vëndin e quajtur Lagjia ‘Guerrile’ Shkodër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër shkuan në vendin konkret ku u konstatua automjeti me targë AA 147 NC, tip ‘Ford’ me ngjyrë të bardhë me logo dhe në pronësi të KESH Tiranë.

Ne mjet u gjeten shtetasi A. Gj., 48 vjeç, banues ne Tiranë, me detyrë ekonomist në Drejtorinë Ekonomike të KESH, së bashku me shtetasit A. P, G. L, P. Ll. dhe N. N., të cilët u shoqëruan në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Gjatës deklarimeve, shtetasi A. Gj, pohoi se prej rreth një muaji ishte autorizuar nga Korporata Energjitike Shqiptare për shpërndarjen e dëmshpërblimeve (në çeqe) në zonat e përmbytura për rrethin e Shkodrës sipas VKM-së nr 842 datë 16.12.2011 dhe urdhërit nr 150 datë 18.04.2017 të Ministrit të Energjitikës. Ai me vete kishte dhe listën e personave përfitues të dëmshpërblimeve, në të cilën figuronin dhe shtetasit e lartpërmendur, thekson njoftimi i policise

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here