Portal elektronik për denoncimet/Ja ku mund të njoftoni nëse gjatë zgjedhjeve…

0
197

Zyra e zv.Kryeministres Ledina Mandija njofton publikun e gjerë se ka vendosur në dispozicion Portalin elektronik të denoncimeve nën rubrikën: Task Forca për zgjedhjet 2017,   e aksesueshme në faqen zyrtare te Kryeministrisë  me qëllim  referimin e  rasteve të përfshirjes së administratës së Kryeministrisë dhe institucioneve të varësisë, gjatë fushatës elektorale, ditën e zgjedhjeve si  dhe gjatë procesit te numërimit.

Zv.Kryeministrja inkurajon çdo qytetar që të denoncojë në portalin elektronik të gjitha rastet e përfshirjes në fushatë të administratës gjatë procesit elektoral si dhegaranton ata jo vetëm për ruajtjen e anonimatit, por edhe për ndjekjen me seriozitet maksimal tëkëtyre rasteve.

Ledina Mandija  siguron se është e vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë metolerancë zero   ndaj çdo rasti të verifikuar në funksion të plotësimit të detyrave në  marrjen emasave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin eShqipërisë për vitin 2017.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here