“Mos bini pre e shantazhit apo tentativave për blerje të votës tuaj nga horrat që i shërbejnë Rilindjes”

0
119

Ralf Gjoni i bën thirrje policisë të monitorojë shitblerjen e votës në Tiranë

Ralf Gjoni i LSI-së përmes një mesazhi i bënë thirrje policisë dhe organeve të tjera ligjzbatuese të vlerësojnë me kujdes situatën, pasi po tentohet shit-blerja e votës.

“Vini Re – Vini Re! Kujdes qytetarë të Njësisë 3 në Tiranë. Mos bini pre e shantazhit apo tentativave për blerje të votës tuaj nga horrat që i shërbejnë Rilindjes. Vota juaj është vetëm e juaja dhe e lirë të shkojë atje ku doni ju të Dielën. Ju bëj thirrje të mos e shisni votën e të dokumentoni çdo tentativë për t’a blerë atë. I bëj thirrje policisë të monitorojë situatën pa pushim në terren e të verifikojë edhe elementë të caktuar të blerë brenda radhëve të saj. Pseudo-cubat e Rilindjes po vërehen duke qarkulluar të fshehur pas xhamave të errët, nëpër rrugica të errëta, në këto orë të errëta të natës duke kryer akte të errëta. Terri i Rilindjes nuk e tremb dot votën tuaj dhe nuk e zbraps dot fuqinë e LSI e cila do mbrojë çdo votë tuajën me çdo formë. Për çdo rast kemi informuar autoritetet kompentente, Misionin e ODIHR si dhe përfaqësitë diplomatike në Tiranë. Edhe pak orë na ndajnë nga 1 milion shuplakat që do i japin fund një herë e mirë arrogancës banditeske që po mban peng të ardhmen tonë”, thotë Ralf Gjoni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here