Mbi 3500 persona të punësuar në administratë gjatë fushatës/Task Force referon në Prokurori informacionin mbi…

0
132

Zv.Kryeministrja  Ledina Mandija, gjatë mbledhjes së Task Force, ka shprehur shqetësimin mbi punësimet e kryera nga institucionet shtetërore, ministritë, shoqëritë me kapital 100% shtetëror që janë varësi e ministrive, bashkive për periudhën 25 maj deri me 22 qershor.

Sipas saj referuar informacione të ardhura nga Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve, gjatë periudhës zgjedhore janë punësuar 3580 punonjësve të administratës në kundërshtim me Urdhrin të Kryeministrit nr.65 , Vendim të Këshillit të Ministrave nr.473 si dhe në kundërshtim ne nenin 88 të Kodit Zgjedhor .

Zëvendëskryeministrja është shprehur se po vlerëson mundësinë që i gjithë ky informacion të dërgohet për një verifikim të hollësishëm Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ndërkohë, sipas informacioneve zyrtare, mësohet se Task Force  ka referuar në Prokurorinë e Përgjithshme informacionin e verifikuar më parë nga grupi i kontrollit se shoqëria Ujësjellës Kanalizime sh.a, shoqëri, e cila ka vartësi direkt nga Bashkia e Tiranës, pas datës 26 Maj 2017 ka punësuar  18 shtetas  dhe janë larguar 7 në shkelje të Kodit Elektoral .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here