FOTO/ LSI: Edi Rama po shpërndan ‘fake news’: Makina e kapur në Ksamil. Ja kush është Ilir Hysi i vërtetë

0
271

Lëvizja Socialiste për Integrim ka denoncuar Edi Ramën dhe Policinë e Shtetit për presion ndaj votuesve. Sipas nënkryetarit të LSI-së, Luan Rama, kreu i PS-së Edi Rama është duke shpërndarë lajme të rreme.

Deklarata e Ramës është bërë në lidhje me rastin e denoncuar në Ksamil, ku një makinë po shpërndante para në këmbim të votës. Sipas Luan Ramës, personi i cili ka denoncuar Edi Rama nuk është Ilir Hysi, përfaqësues i LSI-së, por Ilir Hysi, aktivist i Rilindjes.

Pjesë nga deklarata e Luan Ramës:

Kryeministri doli sot dhe tha një lajm të rremë. Strukturat e LSI-së po denoncojnë strukturat e policisë së shtetit, që po bëjnë shantazh dhe po kërkojnë ti bëjnë presion qytetarëve për votën.
Në faqen e LSI në Facebook janë bërë dy denoncime. I pari ka të bëjë me faktin se LSI denoncon një akt kriminal që mban autorësinë e rilindjes. Po ndodh në këto momente në Ksamil.
Makina me targën AA 602 MI e tipit Lancia me 3 anëtarë të Rilindjes po shpërndan para për të blerë votat. Pas këtij lajmi ka dalë një tjetër lajm, me burim të drejtpërdrejtë Ramën që thotë se LSI denoncon një makinë, që me targa është e nënprefektit të LSI-së.
Është e vërtetë që kjo makinë është në pronësi të një qytetari me emrin Ilir Hysi, por ai nuk është Ilir Hysi i LSI-së. Ai është një njeri që ka një biznes të vet dhe që jep makina me qira.
Ilir Hysi i LSI-së ka vetëm një makinë dhe është Mercedez.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here