Standard.al

“Dorëhiqem nga gara”, reagon kandidati i LSI : Makinacion keqdashës, poshtërsi, shpifje

0

Pasi në rrjetin social ‘Facebook ‘ qarkulloi një faqen me emrin e kandidatit të LSI-së në Shkodër, ku ky i fundit shkruante se dorëhiqej nga gara vetëm pak orë para zgjedhjeve parlamentare, ka reaguar Agron Cela.

Kandidati i LSI-së mohoi kategorikisht këtë fakt, ndërsa pohoi se gjithçka ishte shpifje që behej ndaj figurës së tij. Mes të tjerash, në një konferencë urgjente për mediat Çela tha se gjithçka ka të bëjë me manikacione keqdashëse.

“Nuk jam dorehequr si kandidat per deputet. Eshte nje shpifje qe behet ndaj meje. Kjo vjen nga frika qe i ka hyre cdo njeriu sepse ne tashme jemi ne lufte per deputetin e katert. Jane manikacione keqdashese qe me detyruan te thyej heshtjen zgjedhore. Vazhdoj te jem ne gare. Jemi force e pare e paimagjinueshme “, tha Cela.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.