Aksidentohet rëndë 13-vjeçarja në këndin e lojërave, niset me helikopter në Tiranë

0
150

Një vajzë 13-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë, ndërsa luante me makina në një kënd lojërash në Bulqizë.

Zyrtarisht mësohet se policia është njoftuar rreth orës 11:30 të ditës së sotme se në qytetin e Bulqizës, tek këndi i lojërave është dëmtuar aksidentalisht duke luajtur një vajzë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se shtetasja M.B., 13 vjeçe, banuese në Bulqizë, duke luajtur në këndin e lojërave, konkretisht në pistën e makinave (me korrent), në lëvizje e sipër, aksidentalisht është aksidentuar nga makina që e drejtonte vetë ajo.

Shtetasja e dëmtuar pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Bulqizës, është transportuar me helikopter për ndihmë më të specializuar në Tiranë, ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po heton për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here