Tronditet Tirana, eksploziv në makinën e oficerit të Krimeve të Rënda

0
230

Një tjetër shpërthim ka ndodhur në vend, këtë radhë në Tiranë. Dyshohet se një sasi eksplozivi i është vendosur automjetit të një efektivit të Krimeve të Rënda në Komisariatin e Krujës, i cili ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sot.

Sipas të dhënave zyrtare rreth orës 03:55 të mëngjesit të sotëm, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonat për një shpërthim në rrugën “Kastriotët”.

Pasi policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka konstatuar të dëmtuar në pjesën e përparme automjetin tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit T. M., me detyrë oficeri Policie i krimeve të rënda në Komisariatin e Policisë Krujë.

Dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një sasie të vogël lënde plasëse të vendosur në pjesën e përparme të saj. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here