PD miting në Durrës, Basha: Ky është koalicioni që i kthen dinjitetin vendit

0
199

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fushatën përmbyllëse në qytetin e Durrësit, tha se ka ardhur koha për të ndëshkuar me votë kryeministrin Rama për premtimet e pambajtura.

“Ditën e dielë amfiteatri do të jetë mes përballjes së dy mundësive, mundësisë për të vazhduar me politikën e korruptuar të Edi Ramës, ose votën për Republikën e re, ekonominë e fortë dhe të nesërmen e sigurtë,” tha Basha nga amfiteatri i qytetit bregdetar.

Kreu i PD tha se i vetmi koalicion që mund t’i kthejë dinjitetin e humbur vendit është Partia Demokratike, Republika e Re.

“Ky është një bashkim i madh kundër njeriut që premtoi dhe nuk i mbajti premtimet, që ka prioritet e gabuara dhe për këto vite. Prej 4 vitesh askush nuk kujtohet për pensionistët. Pas  4 vitesh, ai flet tani sikur nuk ishte ai kryeministri, sikur s’i ka ai fajet. Frigoriferët e shqiptarëve janë bosh, xhepat e shqiptarëve janë bosh. Koha për Ramën ka ikur, ndëshkojeni me votë. Duhet t’i kthejmë dinjitetin vendit, të favorizojmë ekonominë, bujqësinë. Vetëm një koalicion mund ta bëjë këtë, Partia Demokratike, Republika e Re,” tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here