Krimet e Rënda, ndalohen 4 efektivë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ja emrat

0
255
Sektori i Krimeve të Rënda Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe në bashkëpunim me Shërbimet e Kontrollit të Brendshëm të Drejtorisë së Burgjeve, bënë ndalimin e  4 efektivëve të Drejtorisë së Përgjithshme  të Burgjeve Tiranë:

Viktor Kalemi, 49 vjeç

Gëzim Muka, 44 vjeç

Adriatik Allushi, 56 vjeç

Pali Bushgjokaj, 56 vjeç, të katërt banues në Tiranë.

Këta shtetas duke qenë me detyrë në ruajtjen e personave të dëmtuar në spital lidhur me ngjarjen e datës 07.04.2017 dyshohen të kenë shpërdoruar detyrën duke lejuar futjen e sendeve të kundraligjshme.

Këta shtetas, u ndaluan  pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 22.06.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here