Basha: Thirrja ime për të pavendosurit, votoni planin tim ekonomik

0
171
Kryetari i PD Lulzim Basha, i ftuar sot në emisionin “Koha për t’u zgjuar” të gazetarit Bashkim Hoxha ndërsa ka shpalosur planin e tij ekonomik, i ka bërë një thirrje, të pavendosurve në këto zgjedhje:

“Në këto zgjedhje po nuk votuat, do të mbetemi këtu do të jemi, me shpenzime për fasada dhe palma dhe këtë kryeministër ose për një plan ekonomik. Thirrja ime për të pavendosurit është që të votojnë për planin ekonomik. Përgjegjësi e Kryeministrit është që ‘motori’ të funksionojë dhe pastaj aty secili ka timonin e jetës së vet.  Shqiptarët duhet të dalin masivisht në votime, demokratët, por edhe socialistët e zhgënjyer, që të votojnë për një program,” tha ai.

Basha theksoi në fillim të fjalës së tij se “nuk do të ketë asnjë cedim, por edhe asnjë amnisti për ata që prekin zgjedhjet.”

Duke kaluar në fushën e ekonomisë, kreu demokrat vuri në dukje faktin se “jam i vetmi lider me formim europian”.

“Kam ecur me mijëra kilometra nga veriu në jug; atmosfera kudo është mbështetje për planin tonë. Njerëzit kanë gjetur mbështetje në planin tonë me taksa të ulta.

Qeveria aktuale nuk i mbajti premtimet për të cilat erdhi në pushtet, asnjë premtim nuk u mbajt, sepse pati prioritete të gabuara, në vend që t’i çonte paratë në rritje pensinesh, ndihmë për fermerët, por shkuan për teka dhe qejfe të pushtetarëve.

Këto zgjedhje nuk patën debat, jo se nuk e desha unë. Të gjithë e kërkuan një debat me zotin Rama si pjesë e kulturës perëndimore, ku të gjithë kandidatët kanë të drejtë të shpalosin bilancin për vitet e kaluara dhe planin për të ardhmen. Zoti Rama e refuzoi debatin sepse ai qeverisi pa plan dhe kishte prioritete të tjera pa plan. Ai po i riciklon premtimet e veta.

Nga ana tjetër në këto katër vite unë kam me qytetarët takime në më shumë se 9 ture kombëtare dhe ishte ajo që shqiptarët e dinë fare mirë, që ekonomia është shkatërruar, që kemi çmimet më të larta të naftës dhe energjisë në rajon, ku nuk u hapën 300  mijë vende pune, ku Rama nuk gjeti as tre shqiptarë për të ilustruar broshurën e tij, por gjeti tre manekinë të huaj,” vërejti Basha.

Nuk kam gjë kundër palmës dhe pllakave, megjithëse shumica e palmave janë tharë dhe shumica e pllakave janë thyer, por a mund të kapërdij unë si kryeministër, si kryetar opozite apo dhe si qytetar i thjeshtë që të harxhohen miliarda kur mund të ndihmohen familje që nuk kanë bukë për të ngrënë?! Mund të ishin ndihmuar pensionistët, studentët… Kush nuk e do të bukurën?! Por kjo është bukuri që vret. Rama zgjodhi prioritetet e tij, tekat e tij, qejfet e tij të paguara me lekët e shqiptarëve.”

Basha e mbylli intervistët e tij me fjalën: Dilni të votoni dhe votoni nr.6, planin ekonomik

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here