Shoqëria mund të kthehet në një dashuri të shëndetshme?

0
185

Ju mund të mendoni se nëse krijoni shoqëri me dikë, atëherë shanset tuaja për ta pasur partner romantik zhduken, por gaboheni. Studimet tregojnë se miqtë kanë lidhje më të gjata dhe më të kënaqshme seksualisht.

Jua ka tërhequr vëmendjen një person i ri në jetën tuaj dhe duket se ai po flirton me ju. A nuk janë ato buzëqesh je të shkurtra një shenjë e interesit apo është e gjithë situata një sinjal shoqërie dhe dashamirësie?

Ju mund të pyesni veten nëse ky është një shans për dashuri apo jo?
Sfida e vendosjes nëse një lidhje e re është në rrugën për t’u kthyer në dashuri apo shoqëri, është bërë e ndërlikuar prej një numri faktorësh.

Për shembull, ju po mendoni rreth mundësisë së pasionit intensiv, një romance tradicionale ose një shoqërie intime? Apo po kërkoni për një lidhje rastësore ose mbase një partneritet sa vetë jeta? Si e përcaktoni ju dashurinë?

Nëse po kërkoni për një lidhje romantike afatgjatë, është e rëndësishme të kuptoni se ato mund të variojnë në cilësinë e tyre gjerësisht. Individët hyjnë në marrëdhënie me një gamë të ndryshme pritshmërish dhe planesh që përmbushen përgjatë kohës. Çiftet gjithashtu variojnë në lumturinë e tyre, në atë që ka vlerë për marrëdhënien e tyre apo për mënyrën se si ia plotësojnë njëri-tjetrit nevojat.

Një formë që ka marrë më shumë zhvillim, është ajo e përqendrimit mbi miqësinë në një marrëdhënie, gjë që në fakt mund të jetë një pjesë shumë e shëndetshme për një lidhje afatgjatë.

Ky sugjerim thotë se kultivimi i shoqërisë me një të njohur të ri, mund të jetë një mënyrë fantastike për të gjetur dashurinë. Megjithatë, kjo duket kontradiktore: përse të shpenzoni energji që lidhen me krijimin e një shoqërie në atë që ju doni thellë-thellë të jetë një dashuri?

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here