PD mbyll fushatën në Dibër/Basha: Të pavendosurit kanë edhe 3 ditë për t’iu bashkuar … (VIDEO)

0
134

Kryetari i Partisë Demokratike ka vijuar takimet përmbyllëse të fushatës në Qarkun e Dibrës, nga ku ka premtuar se kjo trevë nuk do të mbetet pa Universitet. “Do të hapim Universitetin e Dibrës, ditët e errësirës, ditët e varfërisë, do të marrin fund me Lulzim Bashën Kryeministër”, tha Basha.

Kreu demokrat shprehu bindjen se më 25 Qershor do të ketë një fitore totale të Republikës së Re, ëhstë një ditë vendimtare.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Basha kërkoi nga qytetarët që siç kanë mbushur sheshin të mbushin qendrat e votimit. Kreu demokrat tha se ka ardhur koha që PD të ndërtojë institucionet për ekonominë e fortë dhe të nesërmen e sigurtë për çdo shqiptar.

Një mesazh kreu demokrat e ka pasur për votuesit e heshtur, të cilët i ka ftuar që të bashkohen me fitoren, të bashkohen me Republikën e Re.

“Tre ditë për të ndarë mendjen kanë edhe ata 10 apo 15 % votues të pavendosur. Pastrojeni kokën tuaj, pastrojeni mendjen nga propoganda që ka si qëllim t’ju shpëlajë trurin, shikoni të vërteta e mëdha, largojuni shoë nga televizorët. E vetmja mundësi që keni me Edi Ramën dhe Rilindjen është që gjysma e shqiptarëve të ikin nga Shqipëria, ndërsa mundësia tjetër është vota për nr 6, votë për Lulzim Bashën Kryeministër , për një ekonomi të fortë, për uljen e taksave”, tha Basha.

Ai ftoi shqiptarët që të dielën ta kthejnë të dielën ditën e taksës së ulët, uljes së çmimit të naftës me 240 lekë për litër, pagesën e energjisë për konsum familjar, rritjen e pensioneve dhe në fund të 4 viteve pensionistët shqiptarë do të kenë pensionin minimal 250 mijë lekë në muaj, le të jetë e diela dita e hapjes së vendeve të punës, le të jetë e diela e festës së madhe, festës së çdo shqiptari, për të kthyer njëherë e mirë pushtetin në duart tuaja.

“E mbani mend Edi Ramën kur ju premtoi Rrugën e Arbrit, sa herë e premtoi ai këtë rrugë? Po as edhe një lopatë dhe nuk hodhi dhe rruga është atje ku e lamë. Sepse Edi Rama nuk mban më asnjë premtim. Edi Rama nuk ka program ekonomik, por ka ricikluar ato të 4 viteve më parë”, tha Basha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here