Kryemadhi zbulon skemën e socialistëve: Si po i shpërndajnë paratë në këmbim të votës

0
292

Zv.kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka sjellë në studion e News24 fakte konkrete se si po shpërndahen para në këmbim të votës.

Në emisionin ‘Studio e Hapur’ Kryemadhi deklaroi se partia që po shpërndan para më shumë është Partia Socialiste, duke zbuluar edhe skemën që përdorin.

“Paratë i lënë në pika të ndryshme dhe më pas inpektorë policie i shpërndajnë pas pune nëpër komuna. Në Gramsh një kamion I ngarkuar me miell lëvizte me targa falso, një tjetër me targa të Korçës por që në fakt ishte targa e një furgoni shpërndante miell nga punonjës të Bashkisë.Mua me thënë të drejtën nuk më vjen keq se ato janë zona aq të varfra, le tua marrin paratë dhe miellin, ama ditën e zgjedhjeve u kam thënë shkoni votoni dhe mendoni për 4 vitet tuaja”, deklaroi Kryemadhi.

Këto dhe shumë fakte të tjera të dokumentuara, Kryemadhi tha se ua kemi dorëzuar ambasdadorëve të huaj të akredituar në vendin tonë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here