Fushata/ Zbulohet urdhri i ministrit Demiraj: Policët, asnjë lëvizje pa lejen e shefave

0
172

Ndërsa na ndajnë edhe dy ditë nga dita e zgjedhjeve të 25 qershorit, zbulohet një urdhër i ri i shpërndarë nga ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj për të gjithë strukturat e policisë. Në bazë të këtij urdhri kërkohet raportimi në detaj për çdo lëvizje të uniformave blu.

Të gjithë policët, pavarësisht nëse janë drejtues apo policë të thjeshtë janë nën monitorim 24 orë në 24, nëpërmjet raporteve me shkrim. Urdhri i dhënë nga Demiraj kërkon të evitojë çdo situatë ku policë të thjeshtë apo shefa komisariatesh dyshohet se janë të përfshirë në aktivitete elektorale apo në ndikimin e njërës parti apo tjetër.

Një drejtues policie që komunikoi me AbcNews tha se përveç orës së pushimit, zyrtar e ka të pamundur të lëvizë nga zyra, qoftë edhe për një takim të rëndomtë pa raportuar më parë tek shefat e tij. Raportimi përfshin arsyen e lëvizjes nga vendi i punë, destinacioni dhe mundësisht njerëzit që do të takohen. Monitorimi i rreptë ka hyrë në fuqi prej pak ditësh dhe pritet të vazhdojë ditën e zgjedhjeve dhe më tej. Policia e shtetit dhe në veçanti drejtuesi i saj Haki Çako është nën akuzë të vazhdueshme nga politika për favorizim të Partisë Socialite. Akuzat më të forta i kanë ardhur nga presidenti i ardhshëm, Ilir Meta që disa e herë e ka quajtur publikisht, Haki Droga.

Pak ditë më parë, Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj pranoi përfshirjen e strukturave të policisë në fushatën politike. Demiraj kërkoi shkarkimin e disa shefave të komisariateve në Pukë në Dibër dhe në Gramsh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here