Veliaj: Me LSI dhe Metën kam patur dhe kam bashkëpunim të shkëlqyer

0
175

Në PS duket se ka dy lobe të cilët do përplasen kurdo që Edi Rama të largohet nga drejtimi i partisë. Një lob europian dhe i fuqishëm është Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës ose njeriu me i afërt kryeministrit Rama. Por i fortë mbetet edhe lobi antiErion, i kryesuar nga ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri. Ish-ministri synon dhe luan në përfeksion gjithë kartat elektorale të momentit që të shikohet nga baza e PS-së si zëvëndësuesi pas Edi Ramës. Erion Veliaj duket më i përkushtuar në punët e Bashkisë në mënyrë që puna e tij ti jap mandate me shumë PS-së se sa mund ti jepte Saimir Tahiri si ministër. Dueli mes tyre vazhdon, ndonëse në PS ka më shumë kuota Veliaj. Edhe Tahiri nuk mund të quhet si i mundur, ai ngrihet kur nuk e pret. Ndaj Erion Veliaj po mundohet të paqtojë gjakrat në gjirin e së majtës, kurse Saimir Tahiri synon metoda radikale dhe zaptim të gjithçkaje vetë. Erion Veliaj tregohet i kujdesshëm në raport me LSI e sidomos Ilir Metën, kurse Tahiri gjuan dhe hedh baltë mbi LSI, duke synuar ta largojë sa me shumë nga e majta. Tashmë LSI është faktor qeveribërës dhe vendimtar. Kohët nuk duken se po flasin për metoda dhune e radikale të tipit Tahiri. Ndaj Erion Veliaj synon paqtim dhe bashkim.

Kreu i bashkisë së Tiranës, i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës tha se me LSI kam bashkëpunim të shkëlqyer:
“Kam pasur bashkëpunim fantastik me LSI-në dhe Ilir Metën. Edhe me PDIU e FRD kam pasur bashkëpunim të mirë. Në arenën time, mision kryesor është mbarëvajtja e punëve të qytetit. I jam mirënjohës patjetër LSI-së sepse besoj se kemi marrë vendime në dobi të qytetit. Fushata zgjon një lloj pasioni, nis një garë sprinti në 30 ditët e fushatës, ku të gjithë duan të dalin të parët. Besoj se është legjitime që PS-ja ka synim mbi 71 mandate, ndërsa LSI-ja të thotë që janë parti e parë dhe e paparë. Këtë gjë do të bëja edhe unë po të isha kryetar partie. E shikoj mundësinë e gjetjes së gjuhës së përbashkët pas zgjedhjeve. Gjithmonë do të ketë mundësi për bashkëpunim, në një mënyrë apo në një tjetër. Realisht, dyshoj që PD të jetë forcë e dytë. Jam në fushatë në Tiranë dhe nuk shoh aktivitet të PD-së në shumë zona. Të kesh kandidatë që prishin kënde lodrash me pistoletë dhe kapele kaubojsi… Nëse do të ishte absolutisht e nevojshme, patjetër LSI-në përpara PD-së. Nuk i besoj dot një njeriu që nuk nguli një gozhdë në Tiranë”, – tha Velia.

Gjithsesi nëse PS humbet pushtetin lufta mes Erion Veliaj dhe Saimir Tahirit do jetë e ashpër, brutale dhe me përfundim jo të mirë. Nuk themi si dueli Basha-Olldashi, por afërsisht! Njeri ikën larg…./360grade.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here