Të shtëna me armë zjarri në Sauk, plumbi qorr plagos 42-vjeçaren, dërgohet në spital

0
156

Një grua 42-vjeçare është plagosur në sup nga një plumb qorr në banesën e saj në Sauk.

Sipas burimeve të Policisë nga Komisariati numër 1, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:00, në rrugën “Selim Brahja”, Sauk.

“Në oborrin e banesës është plagosur (gërvishtur) aksidentalisht në pjesën e supit, nga një plumb (qorr) shtetasia M. G., 42 vjeçe, e cila pasi mori ndihmë mjekësore në spital, u largua për në banesë, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua një predhë municioni luftarak model 56. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Parashikuar nga Nenet 92 dhe 278 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here