Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Fier, plagoset 50-vjeçari (Emri)

0
258
foto ilustruese

Rreth orës 18:30 njoftohemi se në fshatin Ngjeqar, Roskovec, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili ka konstatuar se në një lokal në fshatin Ngjeqar është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Ramiz Gega, 50 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti” Fier

Nga hetimet paraprake dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi U.S banues në Ngjeqar, (dyshohet se ka qënë në gjendje të dehur), ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Ramiz Gega (i cili kishte shkuar për vizitë te motra e tij në fshatin Ngjeqar).

Eshtë shpallur në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarje dhe po punohet për kapjen e tij.

Shtetasi R.G ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

vijon…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here