Shullazi: Ilir Beqja do të më jepte tenderin në Ministrinë e Shëndetësisë

0
294

Deklarata bombë: U takuam dhe më tha se do të bëhej MInistër i Brendshëm e s’do të kishim më probleme

Emiljano Shullazi bëri një deklaratë bombë në përballjen e parë me biznesmenin Ylvi Beqja, që e ka denoncuar për gjobëvënie, kërcënim e shantazh. Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Shullazi tha se Ylvi Beqja i kishte propozuar të bëheshin ortakë në biznesin e riciklimit të mbetjeve spitalore, të cilin do ta merrnin nga ministri i atëhershëm, Ilir Beqja, që rezulton të jetë kushëri me biznesmenin Ylvi Beqja.

Ky version u konfirmua nga biznesmeni, sikundër edhe fakti se ai ishte kushëri me ministrin e Shëndetësisë në atë kohë.

Shullazi tha gjithashtu se për të diskutuar mbi këtë tender ai ishte ulur në kafe me ministrin Beqja, i cili i kishte thënë se do të bëhej Ministër i Brendshëm dhe më pas Shullazi me shokë do të ishin rehat. Ky version u mohua nga biznesmeni, por Shullazi këmbënguli dhe përmendi edhe persona të tjerë që kishin qenë në tavolinë.

Nëse pretendimet e Emiljano Shullazit do të vërtetohen, ato do të nxjerrin në dritë një skandal në qeverinë Rama, me një prej ministrave më të akuzuar nga opozita për korrupsion në tenderat dhe koncesionet e shëndetësisë. Po ashtu, do të provoheshin akuzat e opozitës për lidhje të ministrave të Ramës me Shullazin dhe mënyrën se si janë dhënë tenderat nga kjo qeveri.

Më poshtë lapsi.al po sjell një pjesë të përballjes së Shullazit me biznesmenin Ylvi Beqja, të zbardhur nga gazeta Panorama.

Shullazi: Po për biznesin e riciklimit të mbetjeve spitalore, e mban mend propozimin që me ke bërë?

Beqja: Po, i kam propozuar një biznes të përbashkët për riciklimin e mbetjeve. Shullazi do të kishte një përqindje.

Shullazi: Ku do të drejtoheshe ti për atë biznesin?

Beqja: Në institucionet përkatëse.

Shullazi: Në çfarë institucioni pra?

Beqja: Në institucionet e shtetit.

Shullazi: Do të merreshe me mbetjet spitalore. Cili institucion i jep tenderët për atë lloj biznesi?

Beqja: Ministria e Shëndetësisë.

Shullazi: Kush e drejtonte atë?

Beqja: Një njeriu im, Ilir Beqja.

Shullazi: Ça e ke atë ti?

Beqja: Kushëri të tretë, a të katërt.

Shullazi: Jemi ulur ndonjëherë me këtë kushëririn tënd të katërt, unë ti dhe Ylli Alushi?

Beqja: Asnjëherë. Nuk ka ndodhur.

Shullazi: S’jemi ulur ë? Ai kushëriri i katërt thoshte ky do të bëhet ministër rendi dhe do të jeni rehat. E keni robin tuaj.

Beqja: Këto janë sajesa. Po përpiqesh të më intimidosh

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here