Standard.al

Meta: Cirku i “Rilindjes” mbaroi. Në 4 vite nuk pamë si bëhet shteti, por si bëhet qameti

0

Ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta ka vijuar takimet me elektoratin në prag të zgjedhjeve parlamentare, duke përcjellë mesazhe të forta ndaj kreut të mazhorancës dhe atij të opozitës. Nga Berati, ku u ka kërkuar qytetarëve të votojnë LSI-në, Meta tha se cirku i rilindjes mbaroi.

Ai tha se në 4 vite qeverisje me PS, ata “nuk panë si bëhet shteti, por si bëhet qameti”.

“Oligarkët fshinë malet e borxheve në OSHEE, fshinë malet e borxheve dhe në tatime. Rama i ktheu kurrizin socialistëve, punoi për oligarkët. Ata që impononin ligjet e Berishës, u bënë me Ramën. Këtij nuk i bën dot derman as mjekësia jo më policia. Mos i mbajë shpresat te Lulushi e te policia për vota. Cirku i rilindjes mbaroi. Në 4 vitet e qeverisjes nuk pamë si bëhet shteti, por si bëhet qameti. Më 25 qershor le t’i bëjmë 1 milionë grushte kundër oligarkisë”, tha Meta.

Sakaq, Meta ka kërkuar edhe votën e socialistëve të zhgënjyer, duke vënë theksin te bashkimi i së majtës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.