Kryemadhi: Shefat e antikrimit ekonomik përgjojnë njerëzit e LSI, rapotojnë tek Tahiri

0
256

Monika Kryemadhi tha sot në mbrëmje se LSI ndodhet nën një fushatë terrori e dhune në këtë fushatë elekttorale.

Ajo tha se policia po gjurmon njerëzit e LSI.

“Unë mendoj se në momentin që sulmohesh je e rrezikshme për ta. Unë kur isha në Librazhd njerëzit kërcënoheshin me ndihmën ekonomike. Pra imagjino u thoshin se do u heqim 17 mijë lekëshin. Policia është aq prezente sa njerëzit thërriten në komisariat se pse po shtron rrugën me cakull. Pra njerëzit futen ne presion psikologjik. Policia gjurmon ditën aktivistët e LSI dhe falen natën tek Sajmir Tahiri”- tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha ndër të tjera se nuk do e ndryshonte kandidimin në Lezhë me atë në Elbasan, por ka qenë e detyruar.

“Më detyruan të kandidoja në Elbasan. Shumë njerëz mendojnë se Monika është kokë fortë, por në fakt më detyroi partia se nuk do e ndryshoja kandidimin në Lezhë me atë në Elbasan”- tha Kryemadhi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here