Standard.al

Kryemadhi: Ndërkombëtarët nuk lanë orë, çantë e këpucë pa na komentuar, por për drogën s’thanë gjë

0

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka drejtuar gishtin nga ndërkombëtarët, për të treguar se fenomeni i kultivimit të kanabisit ne vendin tonë nuk është denoncuar siç duhet. Në emisionin “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili, deputetja Kryemadhi tha se përfaqësuesit e delegacioneve të huaja në vendin tonë “kanë folur për gjithçka, por jo për kanabisin”.

“Shumë qytetarë deri më dje nuk donin të merrnin pjesë fare në votime, por tani kanë ndërruar mendje. Sapo u bë ky “BigMac”, kanë vendosur të votojnë. T’u tregojnë qëndrimin e tyre. shumë qytetarë që kam takuar së fundmi, thonë “nuk do shkoja të votoja, po tani na është neveritur, do shkojmë në zgjedhje”. Ndërkombëtarë u intereson që sa më shumë përplasje mes partive të ketë këtu, aq më të larta i kanë pagat ata. Se ata flasin për gjërat që duan. Ndërkombëtarët nuk lanë orë, çantë e këpucë pa na komentuar, por për drogën s’thanë gjë”, tha Kryemadhi.

“Ne sa herë vijnë ndërkombëtarët na ndryshojnë ligjet. Por nuk mund të ndryshosh mënyrën sesi funksionon qeveria, kushtetuta apo ligjet, sipas origjinës nga vijnë të huajt”, shtoi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.