Deklarata e Kryemadhit që trondit policinë: Ja çfarë po ndodh në Elbasan

0
299

Zv.kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e cila është kandidate për deputete në Elbasan, denoncon presionin e madh që po ushtrohet ndaj qytetarëve në forma nga më të ndryshmet.

E ftuar në News24, Kryemadhi solli një rast në një prej zonave të Elbasanit dhe konkretisht në një komunë të Librazhdit.

Ajo tha se njerëzit atje kërcënohen nga kreu i Bashkisë dhe nënkryetari i bashkisë jo vetëm për largimin nga puna të të afërmve që u punojnë në administratë por edhe me asistencë.

” Një asistencë prej 17 mijë lek dhe kërcënohen se do të u hiqet, se do t’u largojnë kushërinjtë që i kanë në punë dhe me plotëfuqishmin e policisë. Policia është aq prezente sa njerëzit thirren edhe 5 deri në 7 herë në komisariat për arsye se përse po shtron rrugën pranë shtëpisë me çakull apo pse po rregullon çatinë dhe kjo vetëm e vetëm, për ti futur nën presion psikologjik. Ai që jeton në fshat është i shtantazhueshëm shumë lehtësisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here