Cfarë të gatuajmë sot? Fileto pule me mocarela dhe borzilok

0
351

4 fileto pule
250 gr domate qershi
Kripë, piper i zi
2 lgj vaj ulliri
½ tufë borzilok
200 gr krem qumështi
100 gr krem djathi
200 gr mocarela
Oriz për shoqërim

Pergatitja

Fillimisht lajmë dhe thajmë filetot e pulës, i marinojmë më pas me kripë dhe piper të zi dhe i lemë për pak minuta. Ndërkohë presim domatet në gjysëm, presim mocarelën në kubikë të vegjël dhe gjethet e borzilokut pasi i shkëpusim nga kërcelli i presim hollë.

Vendosim tiganin me vaj ulliri të ngrohet dhe më pas vendosim filetot e pulës për ti skuqur nga të dy anët derisa të marrin një ngjyrë pak të kuqerremtë.

Në një tigan salce vendosim kremin e qumështit të ngrohet, shtojmë kremin e djathit dhe i trazojmë me një tel vezësh derisa të shkrijë plotësisht kremi i djathit. E rregullojmë me pak kripë dhe piper të zi dhe në fund shtojmë borzilokun. I trazojmë së bashku dhe i largojmë nga zjarri.

Vendosim mëpas filetot e pulës në një tavë, shpërndajmë më pas domatet qershi dhe e mbulojmë të gjithë sipërfaqen e tavës me salcën e pergatitur. Në fund vendosim kubikët e mocarelës dhe e vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta derisa djathi mocarela të ketë shkrirë plotësisht mbi pulë dhe domate. Sipas preferencës këtë tavë mund ta servirim me një kupë oriz.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here