Bulevardi që s’të çon asgjëkundi (FOTO)

0
281

Ashtu si shtrimin e pllakave në sheshin Skënderbej, Edi Rama dhe Erion Veliaj inaguruan me koncert e fishekzjarre edhe disa metra të Bulevardit të Ri.

Janë 400 metra, nga stacioni i Trenit në drejtim të Paskuqanit.

Por ky segment nuk lidh asgjë, asnjë rrugë apo zonë me njëra – tjetrën.

Në fund të 400 metrave duhet të kthehesh pas.

Nuk mund të vazhdosh përpara, pasi punimet janë në fazë fillestare në pjesën tjetër. Nuk mund të kthesh as majtas dhe as djathtas, pasi nuk ka degëzim.

Shkurt, ky segment i Bulevardit të Ri nuk të çon asgjëkundi.

Kështu siç është, i papërfunduar, nuk i shërben askujt.

Dhe natyrshëm lind pyetja: përderisa nuk është funksional, përse u hap?

Inagurimi u bë 5 ditë para zgjedhjeve dhe është e kuptueshme që Edi Rama e Erion Veliaj e përdorën atë për fushatë elektorale.

Kështu që ky segment u shërben vetëm kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë, edhe atyre politikisht, pasi nuk mund ta shfrytëzojnë për asgjë tjetër. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here