Basha: Të dielën ndryshon gjithë Shqipëria, koha e sundimtarëve merr fund

0
143

Gjatë një takimi përmbyllës elektoral në Lezhë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se të dielën do ndryshojë e gjithë Shqipëria dhe koha e sundimtarëve do marrë fund.

“Pushteti do rrëzohet me votën tuaj. Të dielën do ndryshojë edhe Shqipëria ashtu si bota. Koha e sundimtarëve do marrë fund. Ju do i hapni rrugë ndryshimeve kushtetuese që do lidhin fatin e politikanëve. Rama premtoi 300 mijë vende pune dhe ka mbajtur 0 premtime”-tha Basha.

Basha tha se Rama ka prioritet shqiptarët, por pushtetin dhe timonin.

“Rama nuk pati prioritet tuaja, por kishte prioritet e tij me zyra dhe orendi që i kushtuan shqiptarëve mijëra euro. Rama nuk ka prioritet shqiptarët, por pushtetin dhe timonin. 4 vite kohë dhe 16 milionë euro taksa të rritura. 56% e qytetarëve duan të ikin nga ky vend. Por nëse ikin më shumë se gjysma e qytetarëve të këtij vendi, Shqipëria merr fund. Rama vjen përsëri me të njëjtat premtime”- tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here