Ralf Gjoni ironizon keq ‘Rilindjen’ me shprehjen e Bill Klintonit

0

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë , Ralf Gjoni ka ironizuar keq “Rilindjen” për ekonominë me një shprehje të Bill Klintonit: It’s the Economy Stupid.

Gjoni ka publikuar një postim në faqen zyrtare në rrjetin social “facebook” të gjitha akuzat dhe gjendjen aktuale duke pqrdorur pikërisht shprehjen e Klintonit.

Postimi i plotë: 

 

Ralf Gjoni ne Facebook:
Sot më erdhi një msg në WhatsApp nga Bill Clinton. Më kërkoi t’a postoja këtë mesazh të tij të vjetër për Rilindjen:
Është EKONOMIA ajo që ka rëndësi O Idiot!
Punë në Shqipëri nuk ka O Idiot!
Të rinjtë duhet të përgatiten për tregun e punës O Idiot!
Reforma jote në arsim goditi studentët më të mirë O Idiot!
Si mund të ndërtojë Shqipëria një ekonomi të fortë pa të rinj të kualifikuar O Idiot!
Taksat e Larta në një vend të varfër nuk sjellin mirëqenie O Idiot!
Kosto e jetesës është rritur O Idiot!
Biznesi i vogël po mbytet O Idiot!
TVSH 20% mbi bazën ushqimore rëndon mbi familjet shqiptare O Idiot!
Moskthimi i pronës tek pronari pengon investitorët e huaj O Idiot!
Subvencionet e ulta në Bujqësi e mbysin fermerin shqiptar O Idiot!
Industria e Turizmit mund të mbajë mijëra familje shqiptare O Idiot!
Mungesa e një infrastrukture turistike e mban turistin e huaj larg O Idiot!
A e di ti se 56% e familjeve dhe 90% e të rinjve shqiptarë duan të ikin larg vendit të tyre O Idiot?
A e di që politikat e tua kanë vrarë shpresën e shqiptarëve O Idiot?
A t’a ka thënë njeri se po na e bën Shqipërinë të pajetueshme O Idiot???

Lini nje pergjigje