Pas videos së Tahirit, reagon Tushaj: Unë nuk e harroj zakonin e malësorit dhe të shqiptarëve, nëse dikush e harron, turp për të

0

Pas publikimit të një video të ish-ministriut Tahiri në faqen e tij zyrtare në “facebook” ku shihet kandidati për deputet i LSI-së teksa është duke i dhënë dicka të dhunuarit ditën e djeshme në Fushë-Krujë ka reaguar Viktor Tushaj.

Me anë të një statusi në facebook Tushaj i tregon Tahirit se zakonet e malësorit dhe të shqiptarëve ai ende nuk i ka harruar.

Postimi i plotë:

Zakoni i malsorit, zadrimorit, mirditorit dhe i gjithë shqiptarëve është që në raste tilla filxhani i kafes nderohet. Unë së bashku me miqte e Gjovalinit tërë jetën tone e kemi respektuar dhe do ta respektojme këtë traditë të bukur. Nëse dikush i ka harruar këto vlera është turpi i tyre. Respekte për këtë familje të nderuar dhe për të gjithë ata që i nderojnë këto vlera!

Lini nje pergjigje