Itali – Zbardhet dëshmia e gruas italiane që vrau shqiptarin

0
189

Nuk kishte, nuk ka pasur asnjëherë asnjë lidhje dashurie (siç kanë raprtuar disa media italiane), por vetëm një miqësi mes italianes 44-vjeçare Donatella Chiari, e cila ka përplasur për vdekje me makinë 43-vjeçarin shqiptar Agron Beshmata. Kjo ndodhi pasi shqiptari e kishte kërcënuar me thikë jashtë bibliotekës në komunën Villongo, ku gruaja punon.

Ishte kjo dëshmia e gruas italiane dhënë para karabinierëve, sipas mediave italiane.

Prej kohësh, shqiptari duket se ishte rënë në dashuri me të, dhe pse gruaja ishte e martuar dhe nëna e një fëmije. Edhe Agron Beshmata ishte i martuar me një shqiptare dhe kishte dy fëmijë. Agroni dhe Donatella njiheshin prej më shumë se 10 vitesh, por ajo ka sqaruar se nuk ka pasur kurrë raporte intime me shqiptarin.

Ditët e fundit, duke u përballur me refuzimet e saj, 43-vjeçari e ka kërcënuar me mesazhe dhe personalisht, dhe të dielën në mbrëmje, dëmtoi makinën e italianes.

Këto veprime bërë që gruaja të paraqitet te karabinierët, por pa bërë denoncim dhe efektivët më pas thirrën në komisariat edhe shqiptarin.

Dyshohet se gruaja e shtypi shqiptarin pa qëllim, në tentativë për t’ia mbathur dhe rasti po hetohet si aksident rrugor.

Autoritet italiane kanë dhënë “OK” për kthimin e kufomës familjarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here