Artan Fuga: Kush e filmoi zarfin në xhep, ose është mik shtëpie ose e dinte se çfarë do ndodhte

0
211

Akademiku Artan Fuga ka një shpjegim për videon e kandidatit të LSI-së që u filmua duke i futur në xhep mbështetësit të kësaj force të dhunuar një zarf ndërsa dilnin nga shtëpia.

Ndërsa pyet se si një kamera amatore filmon edhe kryetarin e partisë edhe pas kurrizit, Fuga thotë se autori ose është mik shtëpie apo militant, ose e dinte se çfarë do ndodhte.

“Si është e mundur që kamera amatore mbase e një celulari filmon imazhe ku lëviz kryetari i partisë, filmon edhe në plan të dytë, pas kurrizit të kryetarit të partisë, në një aks xhirimi dhe fokusohet në një drejtim që ndodh papritur akti i futjes të zarfit në xhep?
Ose është mik shtëpie a militant partie që gjendet në oborr dhe pra pyetet se cili është interesi i tij që shpërndan imazhe, ose është atje dikush që filmon duke ditur se çfarë do të ndodhi dhe mezi pret të shpërndajë imazhet, ose është ndodhi e rastit.
Kush e dinte se atje do të ndodhte diçka?”, shkruan Fuga.

Videoja e publikuar sot nga ish-ministri i Brendshëm, kreu i PS-së së Tiranës Saimir Tahiri solli reagime të shumta edhe nga PS edhe nga vetë kandidati për deputet i LSI-së Viktor Tushaj, i cili e shpjegoi gjestin e tij me traditën, faljen e filxhanit, pas urimit në shtëpinë e të dhunuarit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here