Zbulohet identiteti i biznesmenit shqiptar, “truri” i trafikut të kokainës në Ballkan (Emri)

0
213

Detaje të reja dalin në dritë mbi arrestimin e një biznesmeni grek dhe një biznesmeni shqiptar pak ditë më parë në Trikalla të Greqisë, pasi u kapën me rreth 20 kilogram kokainë. Biznesmeni grek Athanasios Karatzounis tha se 8 muaj më parë u njoh me biznesmenin shqiptar i identifikuar si Arian Senaj, i cili merrej me tregimin e gazit natyror, teksa dy muaj më parë biseduan për drogën, shkruan gazeta greke “Protothema”.

Shqiptari Arian Senaj jetonte në Greqi në një vilë në zonën e quajtur Kavuri. Deri tani policia greke ka arrestuar 5 persona, 4 prej të cilëve shqiptarë, mes të cilëve biznesmeni Arian Senaj dhe i pesti është biznesmeni grek Karatzounis.

Emri i biznesmenit shqiptar është treguar nga biznesmeni grek teksa është marrë në pyetje, ndërsa ka zbuluar dhe identitetin e njërit prej shqiptarëve të tjerë të arrestuar, Sami.H. Biznesmeni grek Athanasios Karatzounis ka qenë edhe ish- president i klubit të Larisës dhe aktualisht drejtonte një fabrikë domatesh në Greqi.

Shqiptari Arian Senaj konsiderohej si “truri” i organizatës së kokainës në Ballkan, i cili kishte krijuar lidhje me organizatën e drogës “Kali” në Kolumbi, e cila kishte dërguar kokainën e sekuestruar të paketuar me logon e “PlayBoy”.

Nga aktiviteti i trafikut të kokainës, kjo organizatë kriminale ka qarkulluar të paktën 800 mijë Euro, ndërsa në operacion kanë marrë pjesë edhe DEA amerikane.
Screenshot011

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here