Velipojë/ Trafikantët i vënë zjarrin gomones me drogë dhe ikin në drejtim të pa ditur

0
155

Një gomone 7 metër e gjatë me dy motorë të fuqishëm, e ngarkuar me kanabis, por që po digjej nga flakët në det, është bllokuar nga Policia Kufitare në orët e para të mëngjesit, në fshatin Rrjoll të Velipojës, në zonën bregdetare në afërsi të vendit “Rëra e Hedhur”.

Trafikantët që kanë lënë gomonen duke u djegur janë larguar në rrugë tokësore.

Dyshohet se trafikantët e kanë kuptuar se janë diktuar nga policia dhe kanë devijuar rrugën dhe më pas i kanë vënë vetë flakën gomones me kanabis.

Policia ende nuk ka dhënë një informacion zyrtar për ngjarjen, por burime konfidenciale bëjnë të ditur se në gomone ka pasur lëndë narkotike kanabis dhe trafikantët dyshohet të kenë qenë dy persona që janë larguar në këmbë.

Policia ka sekuestruar një sasi të lëndës narkotike dhe   gomonen e djegur në cilësinë e provës materiale dhe është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here