Policia: Kryetares së LRI i ra të fikët, po hetohet nëse janë kërcënuar

0
161

Pas pretendimeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, se militantë dhe drejtues të Partisë Socialiste kanë dhunuar këtë të diel kryetaren e LSI dhe atë të LRI në Pukë, ka reaguar edhe policia. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, kjo e fundit sqaron:

Fushë Arrëz, Pukë/ Nisur nga informacionet që dispononte Komisariati i Policisë Pukë për automjete qe qarkullonin me xhama të errësuar dhe ofronin lekë në këmbim të votës në territorin e Njësisë Administrative Fushë Arrëz, policia lokale ka ushtruar kontrolle per te parandaluar kete fenomen.

Sot në orën 17:10 Patrulla e Përgjithshme në hyrje të qytetit Fushë Arrëz ka ndaluar një automjet tip ‘Ford’ me xhama të errësuar dhe i është kërkuar drejtuesit te mjetit, dokumentacioni.

Nderkohe dy zonja që udhëtonin në automjet janë prezantuar si anetare e nje subjekti politik dhe kandidate për deputete.

Pas prezantimit janë lejuar te vazhdonin levizjen. Por dy shtetaset kanë dalë nga automjeti dhe njëra prej tyre ka shfaqur gjendje të fiketi.

Ajo është derguar me automjet dhe personat  me të cilin udhetonte në Qendrën Shëndetësore Fushë Arrëz dhe eshte ne gjendje te mire shendetesore.

Për të sqaruar dhe analizuar veprimet e punonjësve të Policisë në lidhje me ngjarjen është derguar në Pukë Zv.Drejtori Policisë  Shkodër, përfaqësues të Drejtorisë së Standarteve Profesionale nga Drejtoria Përgjithshme Policisë Shtetit dhe SHÇBA.

Gjithashtu pak minuta me pare policia lokale ka shoqeruar dhe po merr deshmite e disa personave per te cilet shtetaset ne fjale u kane komunikuar drejtuesve te Policise Shkoder se i kane kercenuar per motive politike.

Për të sqaruar dhe dokumentuar ngjarjen po kryhen të gjitha veprimet hetimore të nevojshme duke bashkëpunuar me Task Forcën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here