FOTO / Nga Di Maria te Zef Maria, çuditë në TV me prezantimin e trajnerit të ri të Tiranës

0

Trajneri i ri i Tiranës, Ze Maria, ka qenë një emër i njohur në futbollin ndërkombëtar në fundin e viteve 90’ dhe fillimin e mijëvjeçarit të ri. Por me sa duket jo edhe aq në Shqipëri ku televizionet e ndryshme e kanë prezantuar me emra nga më të çuditshmit.

Ngatërrimi kryesor, ka qenë ai me argjentinasin e PSG-së, Di Maria, pasi ky emër e ka shoqërua në disa televizione teknikun e ri të bardhebluve.

Supersport

top news

Ndërkaq, më i veçantë është emri që RTSHi ka vendosur ish-futbollistit të Interit e Brazilit. Ndoshta duke marrë shembull nga De Biazi, të cilit iu shqiptarizua emri nga tifozët në Gani, në RTSH kanë gjetur menjëherë nofkën e re të trajnerit të Tiranës, i cili sipas tyre e ka emrin Zef Maria.

tvsh

Lini nje pergjigje