13 gjërat që duhet të dini mbi mësimin e një gjuhë të re

0
435

 

1. Metoda më e mirë për të mësuar një gjuhë është ndekja e rregullt e një metode”- thotë Majkëll Erard, botues i “Schëa Fire”, një magazinë online rreth gjuhëve. Planifikoni orare të veçanta të ditës për të punuar me gjuhën tuaj të re, dhe mos përdorni justifikime.

2. Bëjini leksionet argëtuese, duke mësuar muzikë rok apo parë televizor, në vend se vetëm të lexoni. Sa më shumë që e gëzoni procesin e të mësuarit, aq më shumë ka të ngjarë që ta vazhdoni atë.

3. Përcaktoni nëse nevojat tuaja janë udhëtimet, puna apo e shkruara. Nëse jeni të interesuar mbi ushqimet, Erard sugjeron të praktikoheni duke ndërvepruar me shitësit e tregut apo stafin e restorantit, të cilët janë të rrjedhshëm në gjuhën që jeni duke mësuar.

4. Përdorni imazhet flesh në favor të mësimit të fjalëve të reja me anë të kredhjes në to, thotë Kethrin Rehner, profesore e asociuar në Departamentin e studimeve të gjuhës në Universitetin e Torontos. “Mënyra më e mirë për të mësuar fjalorin është nëpërmjet kontekstit dhe përdorimit”.

5. Nëse s’mund të studioni jashtë vendit, krijojini mundësinë vetes për të qenë sa më pranë një mjedisi të ngjashëm. Shkarkoni emisione radiofonike, dhe zgjidhni filma të huaj për të parë në mbrëmje.

6. Kini besim dhe mos u shqetësoni për dështimet. Për shembull, kur kërkoi për librin e tij “Jo më Babel”, Erard vuri se nxënësit më të mirë qenë të gatshëm të përdornin një gjuhë, pa marrë parasysh se cili qe niveli i tyre.

7. Përcaktoni stilin tuaj të të mësuarit. Vetë-mësimi mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për të punuar nga shtëpia, thotë Rehner, ndërsa nxënësit socialë parapëlqejnë shpjegimet nga një mësues dhe punën në grup.

8. Filloni me atë që është në dispozicion falas, si videot në YouTube apo televizionet dhe radiot shumëgjuhëshe, dhe përdorni e faqet e internetit dhe aplikacionet, si Duolingo apo BBC Languages.

9 Dëgjoni. Ju do ta konsideroni me vlerë të madhe mësimin e veshit me tingujt e gjuhës qe jeni duke mësuar, madje edhe kur nuk kuptoni shumë nga ajo që po dëgjoni.

10. Jini socialë në gjuhën që synoni të mësoni. “Qëndroni me dikë që është shumë i rrjedhshëm në gjuhën që doni të mësoni” shton Rehner. Konsideroni mundësinë e një njoftimi në internet për një partner në bisedë.

11. Përcaktoni se çfarë do të thotë suksesi për ju. “Rrjedhshëm” lidhet me nevojat tuaja”, thotë Rehner. I ashtuquajturi zotërim i plotë mjeshtëror i një gjuhe të huaj, arrihet nga vetëm 5 përqind e nxënësve, shkruan standard.al. Ndërsa ju mund të dëshironi ta përdorni në biznes; udhëtarëve mund t’u nevojitet me shumë më pak zotërim.

12. Vendosni qëllime tematike dhe shpërbleni veten tuaj:një udhëtim në Makao, pas vitit të parë të studimeve të gjuhës kineze apo portugueze, ose një darkë në një restorant italian pasi të keni zotëruar një pjesë të tekstit në libër.

13 Përdorni një përzierje ushtrimesh:gramatikë, bisedë, shkrim… Erard thotë se është si të endësh një litar. “Ju duhet të endni dhe riendni, që fijet të qëndrojnë së bashku në mënyrë që e gjitha të bëhet e përdorshme”./standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here