Pandeli Majko: Rama e kaloi cakun me deklaratën për policët

0
186

Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka mbështetur deklaratën e Ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj për Policinë e Shtetit dhe është përpjekur të ‘shfajësojë’ disi kryeministrin Edi Rama pas thirrjeve të tij nga Berati për policët.

Nga emisioni “Studio e Hapur” në News24, Majko tha se Rama e kaloi cakun por se thirrja e tij kishte një konotacion familjar për policët.
“Rama e kaloi cakon. Nuk i heq asnjë presje deklaratës së ministrit. Por deklarata e Ramës kishte një konotacion tjetër, familjare”, tha Majko.
Pas këmbënguljes për një reagim më të fortë, Majko ka ironizuar: “Çfarë doni të them? Kjo është një dramë e madhe që po e krijon regjimi i Edi Ramës në Shqipëri. Merreni me detajet. Shikoni standardin, kur ministri jo i PS del dhe reagon. Politika po bën një fushatë më se të zakonshme”, deklaroi Majko,

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here