Erisa Xhixho: Ilir Meta ka sulmuar policinë e drogës. Kryepolici i Lezhës kushëri me kandidatin e PS

0
209

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Erisa Xhixho i është përgjigjur deklaratës së kandidates së PS-së për deputete në Lezhë, Lindita Nikolla në lidhje me sulmin ndaj një mbështetësi të LSI-së.

Xhixho thotë se “Ilir Meta ka sulmuar policinë e drogës dhe të krimit dhe jo Policinë e Shtetit”.
“Të gjithë policët në Shqipëri e dinë që Meta ka qenë mbështetësi më i madh i Policisë së Shtetit në ditët e saj më të vështira kur është sulmuar nga banditët e kriminelët. Policia e Shtetit duhet të ishte distancuar dje nga deklarata e paligjshme dhe e papërgjegjshme e Edi Ramës që i bëri thirrje për të mbledhur vota për rilindjen”, deklaron Xhixho.

Sipas saj, “nuk mund të ketë zgjedhje të qeta në Lezhë aq kohë sa në krye të komisariatit është kushëriri i kandidatit të dytë në listën e rilindjes në Dibër, i vendosur aty për arsye politike, për të favorizuar rilindjen dhe personat në kërkim të rilindjes që nuk i kap policia, për të menaxhuar plantacionet e kanabisit dhe për të ushtruar dhunë ndaj atyre që nuk votojnë rilindjen”.

Xhixho i bën thirrje Policisë së Shtetit të ndahet nga policia e drogës dhe e dhunimit të zgjedhjeve. “Koha kur Lezha qeveriset nga bandat po mbaron. 25 qershor, dita e gjykimit të madh për të ndëshkuar me votë bandat dhe frymëzuesit e tyre politik po afron”, deklaron Xhixho.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here