“Deklarata e Ramës për policinë”, reagon ministrja e Integrimit Gjosha: E pa pranueshme për një vend që do të çelë negociatat për në BE

0
110

Deklarata e pazakontë e Kryeminsitrit Rama nq Kuçovë ku i bën thirrje policisë që pas orës së punës të dalë dhe të mbledhë vota ështq komentuar edhe nga Ministra e Integrimin Klajda Gjosha.

Gjosha shkruan në një postim në rrjetin social “facebook” se kjo nuk ishte dëgjuar më parë dhe  është diçka  e pa pranueshme për një vend që do të celë negociatat për në BE!

Policia e Shtetit ne nje vend demokratik eshte e depolitizuar dhe ka vetem nje MISION:Te jete gardiania e qytetareve,lirive,te drejtave te tyre dhe te garantoje nje proces zgjedhor normal,ashtu sic shqiptaret e meritojne, shkruan gjosha.

Postimi i Plotë

Eshte e papranueshme qe te trumbetosh reformat shtetndertuese,me thirrje te padegjuara me pare,ku Policise se Shtetit i kerkohet te mbledhe vota per partine! Eshte e papranueshme te ndodhe kjo ne nje vend qe do te cele negociatat me BE! Ne nuk mundemi te lejojme qe te zhbehen standarted e procesit te integrimit. Policia e Shtetit ne nje vend demokratik eshte e depolitizuar dhe ka vetem nje MISION:Te jete gardiania e qytetareve,lirive,te drejtave te tyre dhe te garantoje nje proces zgjedhor normal,ashtu sic shqiptaret e meritojne. I bej thirrje Policise se Shtetit te mos behet pale e asnje partie, asnje lloj interesi, pasi cdo veprim i tyre raportohet prane instancave te Bashkimit Europian. Cdo veprim ne kundershtim me Kushtetuten dhe ligjin behet pengese e te ardhmes europiane te Shqiperise. I bej thirrje gjithashtu Task Forces dhe Ministrit te Brendshem te ndalojne presionet ndaj administrates dhe te marrin te gjitha masat qe Policia e Shtetit te jete vigjilente dhe te reagoje ndaj cdo akti dhune qe po shoqeron fushaten zgjedhore!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here