Aksident me vdekje në Gjirokastër, humb jetën gruaja

0
178
foto ilustruese

Një aksident me vdekje ka ndodhur një ditë më parë në Gjirokastër, ku ka humbur jetën një grua.

Sipas policisë, 42-vjeçarja A.J., banuese në fshatin Kosovë, ishte duke lëvizur në këmbë në fshatin Kutal kur është përplasur nga një makinë tip “Benz”, që drejtohej nga Dh.B., 36 vjeç.

Përplasja ka qenë fatale për gruan, e cila ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit, banues në Përmet, është vënë në pranga për shkelje të rregullave të qarkullimit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here