Luan Rama: Skenar për të nxjerrë kryeministër me vota të vjedhura, policia të distancohet

0
145

Gjatë një konference për mediat, nënkryetari i LSI, Luan Rama ka reaguar pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama ndaj punonjësve të policisë se pas pune mund të dalin për të mbledhur vota për PS-në. Luan Rama denoncoi këtë akt të kryeministrit dhe i bëri thirrje policisë të distancohet nga ky veprim i Edi Ramës.

“Denoncojmë këtë akt të kryeministrit dhe kërkojmë nga zv.kryeministrja të distancohet nga ky veprim. Ftoj të gjithë punonjësit e policisë në detyre që të mos i përgjigjet ftesës së kryeministrit. Të mos guxojë askush të mbledhë vota as PS as për ndonjë forcë tjetër, por të zbatojnë ligjin. Kjo është një deklaratë e turpshme e kryeministrit. Të mos ketë punonjës të policisë të shtetit, me apo pa uniformë që do guxojë të vjedhë apo të trafikojë votën për Rilindjen se nuk do te ketë rilindas qe mund ta shpëtoje nga ndëshkimi i ligjit. Nëse ka ndonjë skenar për të nxjerrë kryeministër me zgjedhje të vjedhura e manipuluara ky është problem tjetër, ndaj të cilit nuk do të reagojë vetëm Meta si president, por do të reagojnë të parët të gjithë shqiptarët, sepse ka ikur koha e zgjedhjeve nën presion, frikë, kërcënim e hakmarrje politike”- u shpreh Luan Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here