Luan Rama në konferencë urgjente për shtyp: Kryeministri urdhëron policinë e shtetit të vjedhë vota për Rilindjen, në shkelje të ligjit

0
147

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka thirrur në konferencë mediat për të bërë publik denoncimin në lidhje me Kryeministrit Edi Rama.

Paraditen e sotme nga Kuçova Rama iu bëri thirrje policëve që të dalin dhe të mbledhin vota për ‘Rilindjen’.

Në një deklaratë të vonë në selinë e LSI-së, nënkryetari i kësaj force Luan Rama deklaroi se ky është një veprim i kundraligjshëm i kryeministrit Edi Rama.

“Nga kjo konferencë për shtyp në këtë orë të vonë por jam i detyruar për të denoncuar një qëndrim tërësisht të pandërgjegjshëm dhe të kundërligjshëm të kryeministrit të vendit, që në mënyrë absurde dhe në humbje totale të kontrollit ka deklaruar se fton Policinë e Shtetit që pasi heq uniformën të mbledhë vota për PS. Ky është një rast skandaloz, i paprecedentë, provokativ sepse Policia e Shtetit e ka të ndaluar me ligj të marrë pjesë në veprimtari politike dhe aq më tepër të mbledhë vota për një subjekt politik”, deklaroi Luan Rama duke lexuar më pas ligjin për policinë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here