“Ftoi Policinë të mbledhë vota”/ Basha: Deklarata e Ramës në Berat nuk është bërë as nga Ramiz Alia më 1991

0
237

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili është mbrëmjen e sotme i ftuar në studion e Arian Çanit në ‘Zonë e Lirë’, ka nisur direkt një sulm ndaj Edi Ramës dhe thirrjeve të tij të sotme në Berat, që policia të dalë e të mbledhë vota.pol

“Prej fillimit unë kam një koalicion, jo vetëm bashkimi i opozitës, por bashkimi i qytetarëve. Këtu e keqja këto 4 vitet e fundit mban stampën e Ramës dhe Metës.

Republika e vjetër është në ditët e saj të fundit. Ja sot në Berat bëri thirrje policëve që të mbledhin vota. Policia është e depolitizuar. Asnjë nuk mundet sepse automatikisht shkarkohet.

Me kriminalizimin e shtetit dhe përdorimin e policisë, tregon ku ka mbërritur. As Ramiz Aliaj nuk e ka bërë këtë, që të bëjë thirrje policisë dhe ushtrisë të mbledhë vota.

Që në 1991 policia u depolitizua”, u shpreh Basha mbrëmjen e sotme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here