Brokolia, ilaçi i diabetit

0
261
A e dini se përveç të tjerash, brokoli mund të jetë çelësi kyç për të trajtuar edhe këtë sëmundje kaq të përhapur në ditët e sotme? Bëhet fjalë për diabetin. Studiuesit kanë se zbuluar se një përbërje që gjendet tek brokoli ndihmon për të ulur nivelin e sheqerit në gjak. Sipas tyre, të hani apo të pini brokol në formën e një lëngu, ju ndihmon që të shpëtoni nga diabeti i tipit 2.

Të kurohesh nga diabeti ka një kosto relativisht të lartë, andaj zgjedhja e produkteve të freskëta, është forma më e mirë e mundshme. Kontrolli ndaj kësaj sëmundjeje nis me ndryshimin e stilit të jetesës dhe kontrollimin e pëshës trupore, si një mënyrë shumë e rëndësishme për t’i thënë stop sëmundjes. Por në raste të tjera, për shumë pacientë që vuajnë nga diabeti, problemi qëndron edhe tek trajtimet e ndryshme mjekësore. Metformin, një medikament që ul nivelin e sheqerit në gjak, nuk mund të përdoret nga më shumë 15% e pacientëve me këtë sëmundje, për shkak të ndikimit në veshka. “Që kur medikamenti sulforaphane ka shumë pak efekte anësore dhe mund të merret nga brokoli, ka shumë gjasa që kjo perime të kthehet në një nga opsionet për trajtimin e diabetit të tipit 2”, ka thënë Proffesor Anders Rosengren, nga University Diabetes Centre në Zvicër. /politiko.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here